Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksionin e djeshëm në pikën kufitare të Hanit të Elezit, ku u kapën 83.5 kg heroinë, u arrestuan gjashtë shtetas të Kosovës dhe një i Turqisë.
Sipas njoftimit të Policisë ishte ndaluar një kamion me targa të Turqisë.
“Në këtë operacion janë arrestuar shtatë persona meshkuj gjashtë prej tyre kosovar dhe një shtetas i Turqisë, janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme. Lidhur me operacionin nga të dyshuarit janë sekuestruar: kamioni në të cilin janë gjetur substancat narkotike, një kombibus, një veturë, dy armë zjarri me 5 fishekë, para të gatshme 11.630 euro, 55 dollarë, 670 dinar të Maqedonisë, 8250 lira turke, 12 telefona celularë, disa dokumente, ndërsa në proces të sekuestrimit janë edhe 12 vetura, një shtëpi dhe villa në Brezovicë. Të gjithë personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nga Policia e Kosovës.
-
Kërkohet paraburgim ndaj 7 të dyshuarve për 83.5 kg heroinë
-
Kapën 83.5 kg heroinë në Han të Elezit
-
Irani, origjina e 18 kilogramëve heroinë që u kapën në Ferizaj
-
Rreth 18 kilogramë sasia e drogës së konfiskuar në Ferizaj, arrestohen edhe dy persona
-
Sekuestrohen 15 kg heroinë në Ferizaj, arrestohen dy persona