Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve L.T., O.V.,M.H.,SH.D., F.K., A.K. dhe A.A (shtetas i Republikës së Turqisë), si të dyshuar për mbi 82 kg drogë të llojit heroinë që është kapur nga autoritetet e Kosovës të mërkurën, në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datë 23 Shkurt 2022, rreth orës 12:00 në Han të Elezit, përkatësisht në terminalin doganor, të pandehurit duke vepruar si anëtar të grupit pa autorizim kanë transportuar nga Turqia për në Republikën e Kosovës, substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, e të cilat substanca kanë pasur për qëllim shpërndarjen, shitjen ose ofrimin për shitje, në atë mënyrë që me rastin e ndaljes dhe kontrollit të automjetit transportues, pronë e kompanisë “Alba Trans” është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë të përgjithshme 83.592gram, e cila substancë narkotike për destinacion ka pasur Prishtinën dhe ka qenë e fshehur në brendi të 32 reflektorëve, me të cilën kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
I pandehurin L.T., pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka mbajtur në kontroll dhe posedim një revole të markës “Magnum”, me pesë fishekë, e të cilat me rastin e kontrollit nga ana e policisë i gjendet dhe sekuestrohet.
Ndërsa, i pandehuri tjetër O.V., pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka mbajtur në kontroll dhe posedim një revole të markës “Ëalther”, që me rastin e kontrollit nga ana e policisë i gjendet dhe sekuestrohet.
Seanca dëgjimore lidhur me këtë rast do të mbahet të premten pasdite në Gjykatën Themelore ne Ferizaj.
-
Irani, origjina e 18 kilogramëve heroinë që u kapën në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim shtetasit maqedonas që u kap me mbi 6 kg heroinë
-
Kërkohet paraburgim ndaj 15 të arrestuarve në aksionin “Gropa”
-
Në aksionin e djeshëm ku u kapën 83 kg drogë u arrestua edhe një shtetas turk
-
Kapën 83.5 kg heroinë në Han të Elezit