Dy persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë sot me dyshime për grabitje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se A.D. (24) dhe B.H (18), dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një rast të grabitjes në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë-Kosovë më 19 janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndaj të dyshuarve të arrestuar, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, përderisa po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e këtyre të dyshuarve edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë”, thuhet nga Policia e Kosovës.