Një person dyshohet se është grabitur nga disa persona të hënën mbrëma në Fushë-Kosovë.
Policia ka njoftuar të martën se viktima është futur me forcë në një veturë nga të dyshuarit, të cilët e kanë larguar nga vendi ku ka ndodhur grabitja.
Në njoftimin e Policisë thuhet se njësitë policore kanë hasur në viktimën në rrugë gjatë patrullimit të tyre.
“Dyshohet se të përfshirë kanë qenë disa të dyshuar kosovarë, të cilët viktimës i kanë marrë edhe disa gjësende personale dhe disa para”, thuhet në njoftim.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, ndërsa një person i dyshuar është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrëmbehet një person në Fushë-Kosovë, tre burra e kërcënojnë për para
-
Një person sulmohet dhe grabitet nga i panjohuri në Prishtinë
-
Një grua në Fushë-Kosovë raporton se është dhunuar
-
Grabitje e armatosur në një lokal në Fushë-Kosovë
-
Rrëmbehet një e mitur në Fushë-Kosovë, u fut me forcë në një veturë e më pas u lirua