Një person është rrëmbyer dhe nën kërcënim i janë kërkuar para.
Policia ka thënë se tre të dyshuar në Fushë-Kosovë e kishin marrë viktimën dhe e kanë futur në veturë duke e kërcënuar.
Viktima ka pësuar lëndime, e të dyshuarit janë në mbajtje.
“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë futur në veturë viktimën mashkull kosovar e kanë kërcënuar dhe kërkuar të holla. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime trupore. Me vendim te prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Grabitet një person në Fushë-Kosovë, arrestohet një prej të dyshuarve
-
Shtetasi i huaj rrëmbehet dhe rrihet në Prishtinë – Policia nis hetimet
-
Grabitje e armatosur në Fushë-Kosovë
-
Një person raporton se u rrëmbye në Prishtinë
-
Arrestohen dy të dyshuar, rrëmbyen një person dhe ia morën veturën e telefonin