Dy persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë sot me dyshime për grabitje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se A.D. (24) dhe B.H (18), dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një rast të grabitjes në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë-Kosovë më 19 janar.
“Ndaj të dyshuarve të arrestuar, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, përderisa po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e këtyre të dyshuarve edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Dy të arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin për vjedhje të vazhdueshme për dy vjet në një firmë
-
Arrestohen pesë persona për tentim vjedhje në Fushë-Kosovë
-
Aksion policor në Fushë-Kosovë, dy të arrestuar për disa vjedhje të rënda
-
Grabitet një person në Fushë-Kosovë, arrestohet një prej të dyshuarve