Policia e Kosovës ka nisur të martën në mëngjes një aksion të gjerë në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës. Mësohet se aksioni ka lidhje me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.
Janë bastisur disa lokacione deri tash, ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.
“Është duke u zhvilluar një aksion në disa lokacione. Ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet, dhe ndërtime pa leje”, ka deklaruar Jashari për KP.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se aksioni është duke vazhduar dhe se s’mund të jepen informacione të tjera tash për tash. Detajet do të publikohen pas përfundimit të operacionit, ka thënë Policia për KOHËN.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë, bastisen disa lokacione
-
Policia nis një aksion tjetër kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë
-
Veprimtari të mashtrimit, Policia me aksion në Prishtinë e Ferizaj
-
Bastisje në disa lokacione nga Krimet Ekonomike
-
Policia me aksion në dy zona të Kosovës