Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veprimtari të mashtrimit, Policia me aksion në Prishtinë e Ferizaj

Një operacion i gjerë i Policisë lidhur me veprimtari të mashtrimit është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe të Ferizajt.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje tjera për rastin, ndërsa KOHA ka siguruar fotografi të shumë policëve afër një objekti në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

Aksioni po zhvillohet edhe në një call-centër në rrugën “Gëzim Sahiti” në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se aksioni po realizohet me urdhëresë të gjykatës kompetente, ndërsa pas përfundimit të operacionit do të jepen informacionet shtesë.

{gallery}