Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetura godet për vdekje një 70-vjeçare në Mitrovicë

Një grua ka vdekur në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, pas një aksidenti të ndodhur të shtunën në ora 17:15.

Policia i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur gjegjësisht në fshatin Zhabarë, ku një veturë me targa vendore ka goditur për vdekje 70-vjeçaren.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 70 vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor ka arrestuar të dyshuarin ngasësin e veturës dhe janë duke vazhduar me procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.