Një aksident mes dy veturave i cili ka përfunduar me fatalitet, ka ndodhur pas mesnatës, në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok.
Sipas raportit të policisë, katër persona kanë marrë lëndime trupore nga ky aksident, ku një grua ka vdekur si shkak i lëndimeve.
Tre persona të tjerë sipas policisë janë duke u trajtuar, dy në spitalin e Mitrovicës dhe një në QKUK.
Policia ka arrestuar një person lidhur me këtë aksident dhe ai është dërguar në mbajtje. Rasti është nën hetime.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Vdiq një grua si pasojë e aksidentin në rrugën Mitrovicë - Zubin Potok
-
Vdiq një person në aksidentin në Mitrovicë
-
Vdiq një person që ishte aksidentuar më 31 gusht në Mitrovicë të Jugut
-
Aksident në Mitrovicë, humb jetën një person