Shakira dhe Dua Lipa e kthyen një lidhje muzikore të krijuar një vit më parë në një moment të veçantë live në Madrid të shtunë, kur Lipa u ngjit papritur në skenë për të kënduar “Antologia” me Shakirën, raporton “inMusic”. Dueti surprizë u zhvillua gjatë natës së tetë të qëndrimit të Shakirës në Madrid, në Macondo Park, duke i dhuruar publikut një performancë që ishte paralajmëruar në heshtje nga versioni që Lipa kishte interpretuar vetë në Bogota.
Lidhja mes dy artisteve nisi më 28 nëntor të vitit 2025, kur Dua Lipa këndoi “Antologian” gjatë ndalesës së saj në turneun “Radical Optimism” në Estadio El Campin në Bogota të Kolumbisë. Duke kënduar në spanjisht këngën e njohur të Shakirës, homazhi i Lipës tërhoqi vëmendjen e artistes kolumbiane, e cila më vonë shkroi se ishte “shumë e prekur që dëgjoi këngën time në zërin e Duas, në të njëjtin qytet ku e shkrova vite më parë”.
Shakira theksoi gjithashtu gjeografinë e pazakontë të këtij momenti, duke shtuar: “Shikoni se si muzika na bashkon! Një vajzë nga Londra dhe një tjetër nga Barranquilla!” Lipa iu përgjigj në spanjisht, duke e cilësuar natën të bukur dhe duke thënë se i pëlqeu shumë ta këndonte këngën. Gati një vit më vonë, të dyja më në fund e interpretuan së bashku.
“Antología”, e publikuar fillimisht në albumin e Shakirës të vitit 1995, “Pies Descalzos”, mbetet një nga baladat më të njohura të fillimeve të karrierës së saj. Kënga u kthye në një moment special që ndryshonte nga një natë në tjetrën gjatë qëndrimit në Madrid, me Laura Pausinin që iu bashkua Shakirës për këngën më 20 shtator, ndërsa Alejandro Sanz u shfaq në netët e njëpasnjëshme për “La Tortura” dhe “Corazón Partío”.
Rreth 55 mij persona ishin brenda ambienteve për performancën e 3 tetorit, e cila u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë botën përmes Amazon Music, Prime Video, Fire TV dhe Twitch.
Seria prej dymbëdhjetë koncertesh në Madrid, e planifikuar nga 18 shtatori deri më 11 tetor, përfaqëson ndalesën e vetme të Shakirës në Evropë gjatë “Las Mujeres Ya No Lloran World Tour”.
Edhe
Shakira me fjalë të mëdha për Dua Lipën pas dedikimit emocional që ajo ia bëri gjatë koncertit
Turneu më i gjerë nisi më 11 shkurt të vitit 2025 në Rio de Janeiro dhe është planifikuar të përfundojë më 28 nëntor të këtij viti në Kajro. Duke mbështetur albumin e vitit 2024 “Las Mujeres Ya No Lloran”, turneu ka arritur tashmë rreth 3.3 milionë pjesëmarrës dhe ka gjeneruar më shumë se 421 milionë dollarë, sipas shifrave të dhëna, me një listë këngësh që përfshin “La Fuerte”, “Soltera”, “TQG” dhe bashkëpunimin me Bizarrap, krahas “Hips Don’t Lie”, “Whenever, Wherever”, “Waka Waka” dhe “Loba”.
Un dúo para la historia. Shakira y Dua Lipa juntas sobre el escenario en la octava noche de la residencia europea de Shakira en Madrid. Una de esas noches que ya forman parte de la historia. @shakira @DUALIPA https://t.co/gpxBc9cPOR
— Artist Publicist (@artist_publi) October 3, 2026