Kronikë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një 70-vjeçare në Mitrovicë

Është arrestuar ngasësi i automjetit që goditi për vdekje një 70-vjeçare në fshatin Zhabarë të Mitrovicës.

Sipas njoftimit nga Policia, nga hetimet fillestare, në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa vendore dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 70 vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

“Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor ka arrestuar të dyshuarin ngasësin e veturës, ku pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në njoftim.