Një këmbësor është goditur për vdekje nga dy vetura në fshatin Llabjan në Novobërdë.
Policia njoftoi se viktima ishte goditur fillimisht nga një veturë e më pas edhe nga një tjetër.
Dy vozitësit janë arrestuar.
“Vozitësi mashkull kosovar, me veturë nga pa kujdesia, ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, pastaj i njëjti është goditur edhe nga një veturë tjetër me vozitës mashkull kosovar. Si pasojë, këmbësori ka vdekur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy vozitësit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Këmbësor humbi jetën në Graçanicë pasi u godit nga vetura, arrestohet vozitësi
-
Aksident me fatalitet në Viti, humb jetën një këmbësor
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Prugovc
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Vushtrri në fillim të gushtit
-
Vdiq një person pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë