Prokuroria Themelore në Prishtinë me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet M.K., i cili është ish-punonjës i AKI-së
I njëjti është ndaluar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës, sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K., ish-punonjës i AKI-së, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Kosovës.
Ndërkaq AKI-ja në një njoftim për media ka thënë se në kuadër të kompetencave të saj i ka përfunduar procedurat e brendshme ndaj punonjësit dhe e ka njoftuar prokurorin publik.
“Pavarësisht se nga kush cenohet siguria e Republikës së Kosovës, AKI mbetet e përkushtuar në zbatimin e mandatit dhe kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore, si dhe në përmbushjen e detyrave në shërbim të sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të AKI-së.