Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim për të pandehurin M.K., i cili dyshohet për pesë vepra penale.
I dyshuari ishte punonjës i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, ndërsa dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.
“I pandehuri M.K. dyshohet nga Prokuroria se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij, në atë mënyrë që pa autorizim ka ndërhyrë në sistemin kompjuterike të AKI-së dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprat penale të cekura më lartë”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së për zbulim të informacioneve që rrezikuan sigurinë e Kosovës
-
Paraburgim edhe për pesë të dyshuar për manipulimet me vota në Prizren
-
Nga 30 ditë paraburgim pesë zyrtarëve që dyshohen për pronën 15-milionëshe të RTP-së
-
Dyshimi për spiunazh, Jevtiq ia mundësoi BIA-s serbe qasjen në kompjuter zyrtar
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për spiunazh