Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Schlager: Kosova luajti me disiplinë të lartë

KOSOVBA

Portieri Alexander Schlager që u mposht nga Fisnik Asllani në ndeshjen Kosova – Austria, ka lavdëruar “Dardanët” për paraqitje me disiplinë të lartë. Ai ka thënë se ndeshja me Kosovën nuk ishte aspak e lehtë. 

“Nuk është e lehtë të luash këtu. Duhet të jemi të kënaqur me pikën. Kosova luajti me disiplinë të madhe. E dimë nga Kupa e Botës se i lejojmë kundërshtarët shumë shpesh në situata për gjuajtje nga zona. Kosova bëri mirë në këtë aspekt. Luftuam dhe u kthyem në lojë. E kemi dhënë më të mirën në katër ndeshjet. Do ta marrim me vete këtë eksperiencë në të ardhmen”, ka theksuar Schlager.

Lexo përditësimet tjera
GEPA Pictures

Kosovës nuk i mjafton paraqitja e mirë, barazon me Austrinë

(E përditësuar) Kosova shkëlqeu për 85 minuta ndaj Austrisë. Shënoi gol me Fisnik Asllanin dhe qëlloi...