Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të Stacionit Policor në Kaçanik.
Zyrtari dyshohet se tejkaloi autorizimet policore duke përdorur forcë gjatë një arrestimi. IPK-ja u informuar për rastin mbrëmjen e 7 tetorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hetuesit e IPK-së kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.