Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet mjeku që dyshohet se falsifikoi testet për COVID-19

Një mjek në Prizren është arrestuar të enjten nën dyshimin se në laboratorin e tij biokimik kishte lëshuar teste false për COVID-19.

Në një komunikatë për media, Policia ka thënë se laboratori ka lëshuar më 6 tetor dy teste rapit antigjen, një pozitiv e tjetrin negativ, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vepra për të cilën dyshohet mjeku është “Falsifikimi i dokumentit”.

Mjeku, për të cilin Policia s’ka dhënë as inicialet, është ndaluar për 48 orë.