Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se me aktvendim të prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Në këtë çështje penale, prokurori i rastit ka urdhëruar masat teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe gjatë zbatimit të tyre janë siguruar prova për të cilat dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartcekur, ashtu që në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë zënë në flagrancë dy të dyshuarit në një laborator privat në Podujevë, duke lëshuar teste me rezultate negative të Covid-19.
Të dyshuarit e lartcekur ndodhen nën masën e ndalimit 48 orësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për lëshim të testeve false për COVID-19
-
Arrestohen tre persona për falsifikim të testeve anti-COVID
-
Arrestohet mjeku që dyshohet se falsifikoi testet për COVID-19
-
Arrestohet edhe një person në Prishtinë nën dyshimin për falsifikim të testeve COVID-19
-
Arrestohet një person për falsifikim të testeve për COVID-19 duke përdorur emrin e një laboratori