Një mjek në Prizren është arrestuar të enjten nën dyshimin se në laboratorin e tij biokimik kishte lëshuar teste false për COVID-19.
Në një komunikatë për media, Policia ka thënë se laboratori ka lëshuar më 6 tetor dy teste rapit antigjen, një pozitiv e tjetrin negativ, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Vepra për të cilën dyshohet mjeku është “Falsifikimi i dokumentit”.
Mjeku, për të cilin Policia s’ka dhënë as inicialet, është ndaluar për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për lëshim të testeve false për COVID-19
-
Ndalohen dy persona për falsifikim të testeve me COVID-19 në Podujevë
-
Arrestohet edhe një person në Prishtinë nën dyshimin për falsifikim të testeve COVID-19
-
Tre persona u arrestuan për lëshim të testeve të rrejshme COVID
-
Arrestohen tre persona në Prizren, lëshonin teste false për COVID-19