Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre persona në Prizren, lëshonin teste false për COVID-19

Tre persona të dy agjencive turistike në Prizren janë arrestuar për shkak se kanë lëshuar teste të falsifikuara negative të COVID-19 për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuteri, një telefon mobil dhe gjashtë teste PCR të dyshuara për falsifikim. Ndërkaq me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në rastin e dytë janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit në agjencive turistik ishin duke lëshuar teste PCR Covid-19 të falsifikuara (negative) për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.