Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti ka bërë falsifikim të testeve COVID-19.
I dyshuari sipas njoftimit është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të Prokurorit.
“Me datën 27.08.2021 në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta njësiti policor ka arrestuar edhe një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka bërë falsifikim të testeve Covid-19. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person për falsifikim të testeve për COVID-19 duke përdorur emrin e një laboratori
-
Arrestohet edhe një i dyshuar i grupit që falsifikonte dokumente
-
Arrestohet i dyshuari në Prishtinë që u paraqit rrejshëm si polic
-
Arrestohet mjeku që dyshohet se falsifikoi testet për COVID-19
-
Arrestohet një person në Pejë pasi falsifikoi testin COVID-19