Një grua ka mbetur e lënduar pasi është shkelur nga një automjet në rrugën Gryka e Llapit në Podujevë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KOHË-n se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër rreth 35 vjeç) e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti.