Një 7-vjeçare është goditur nga një shofer me veturë në fshatin Surkish të Podujevës të premten.
Vajza ka pësuar lëndime andaj është dërguar në QKUK për trajtim.
Shoferi është ndaluar përkohësisht në stacionin policor.
“Ka ndodhë një aksident trafiku, ku i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij ka goditur një këmbësore femër shtatë vjeçe. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari është ndaluar përkohësisht në stacion policor”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Fëmija goditet nga vetura në Vitomiricë të Pejës
-
Goditet nga vetura një 7-vjeçar në Ferizaj, drejtuesi i automjetit ik nga vendi i ngjarjes
-
Theret një person në Podujevë
-
Goditet nga vetura një grua në Prishtinë në vendkalimin për këmbësorë
-
E goditi me veturë ish-bashkëshorten në Podujevë, lirohet në procedurë të rregullt