Një këmbësore është goditur nga vetura të premten rreth orës 19:30 në Prishtinë, në “Rrugën C”.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor, e me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 19:30 në ‘Rrugën C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin policor.
KOHA ka siguruara pamje të autoriteteve policore në vendin e ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetura godet këmbësoren në qendër të Prishtinës
-
Goditet nga vetura një grua në Prishtinë në vendkalimin për këmbësorë
-
Një këmbësor goditet nga vetura afër shkollës “Ismail Qemali”
-
Goditen dy këmbësorë nga veturat në Prishtinë
-
Dy këmbësore goditen nga vetura në Prishtinë, shoferi arrestohet dhe lirohet