Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një këmbësore goditet nga vetura në rrugën Prishtinë-Podujevë

Shiriti i policisë

Foto: Ilustrim

Një grua ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se e lënduara e cila ishte këmbësore, është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Ahmetit, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacionin policor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka shtuar ajo.