Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të enjten në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka informuar se në aksidentin e ndodhur gjatë pasdites janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku një person ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se njësia rajonale e trafikut është duke u marrë me rastin.
Artikuj të ngjashëm