Një grua ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Fushë – Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka bërë të ditur për KOHËN se aksidenti ka ndodhur kur një veturë ka goditur një këmbësore.
“Rreth orës 11:20, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësore. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha.
Sipas tij, Njësia kompetente policore është marrë me rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Këmbësori pëson lëndime të rënda nga goditja në Fushë-Kosovë
-
Një këmbësor në gjendje të rëndë pas goditjes nga vetura në Fushë-Kosovë
-
Vdiq këmbësorja që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
-
Aksident në Fushë-Kosovë, lëndohet këmbësori
-
Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari dhe dërgohet në mbajtje