Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Fushë-Kosovë, lëndohet këmbësori

Një këmbësor është lënduar të dielën pas një aksidenti trafiku në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë të dielën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, e këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i trafikut.

“Rreth orës 16:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, i ka thënë KOHËS zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.