Një person ka marrë lëndime si pasojë e një aksidenti në Fushë-Kosovë si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar për KOHËN se janë pranuar informatat për aksidentin rreth orës 16:20.
“Rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka njoftuar Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm