Një tren ka përplasur një automjet në fshatin Grabovc të Poshtëm mesditën e së premtes.
Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit.
Njësitet përkatëse janë në vendngjarje, ndërkohë që në vendngjarje ndihmë kanë ofruar edhe ushtarë të FSK-së që janë gjendur afër.
“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar”, ka njoftuar Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të lënduar në aksidentin mes trenit dhe një veture në Grabovc
-
Aksident mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë, lëndohet një person
-
Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Fushë-Kosovë
-
Aksident në një fshat të Istogut, tre të lënduar dërgohen në Spitalin e Pejës
-
Vetura aksidentohet me trenin në Drenas