Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari dhe dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është në Fushë-Kosovë është goditur nga një makinë dhe i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Rasti ka ndodhur të hënën.

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe këmbësores, viktimës femër kosovare. Si pasojë e lëndimeve të marra viktima është duke u trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari – drejtuesi i veturës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë