Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident trafiku në Mitrovicë, një këmbësore dërgohet në QKUK

QKUK

Një person është arrestuar pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë, ku një këmbësore ka mbetur e lënduar.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, derisa po drejtonte automjetin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën.

Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga autoritetet policore. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.