Në Prishtinë dhe në Gjilan janë raportuar raste të dhunës në familje.
Në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në Gjilan është arrestuar një i dyshuar për shkak se kishte kanosur dhe sulmuar verbalisht nënën dhe motrën e tij.
“I dyshuari për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ka pranuar trajtim mjekësor dhe pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.