Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë së shtunës nga Policia e Kosovës. Njëra në Komunën e Prishtinës dhe tjetra në Gjilan.
Rreth orës 10:10, në Prishtinë është shoqëruar në stacionin policor një person i dyshuar pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Policia nuk ka raportuar për të lënduar ndërsa rasti ka shkruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në Gjilan është arrestuar një person pasi sa rrahur gruan e tij. Ai është dërguar në mbajtje pas vendimit të prokurorit ndërsa gruaja ka marrë trajtimin mjekësor.