Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tetë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka regjistruar tetë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit.

Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, dy prej tyre në Prishtinë, një në Fushë-Kosovë dhe një në Graçanicë. Të sulmuara kanë përfunduar katër gra, derisa dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, raporton KOHA.

Dhunë në familje është raportuar në Gjilan, ku Policia të hënën ka arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Në komunën e Malishevës janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar familjarët e tyre. Rast i ngjashëm është të dielën në Gjakovë. Një person ka keqtrajtuar psikikisht bashkëshorten e tij.