Kronikë

Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar në polici shtatë raste të dhunës në familje. 

Janë raportuar raste në Lipjan, Prishtinë, Obiliq, Klinë, Pejë, Gjakovë e Malishevë. 

Në tri prej rasteve të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa në dy tjera janë dërguar në mbajtje. Një person është në kërkim policor për një rast të dhunës në familje në Pejë, e për rastin në Gjakovë i dyshuari është dërguar në Spitalin Psikiatrik.

Rastet e raportuara në 24-orët e fundit:

·         Lipjan / 03.08.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Prishtinë / 03.08.2025 – 04:10. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Obiliq / 03.08.2025 – 15:30. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se dyshohet se kishte sulmuar familjarët dhe kishte dëmtuar disa orendi në shtëpi. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

·         Klinë / 03.08.2025 – 15:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje një mashkull dhe një femër kosovare  janë fjalosur dhe janë goditur në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Pejë / 03.08.2025 – 19:10. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

·         Gjakovë / 03.08.2025 – 00:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në Spitalin Psikiatrik.

·         Malishevë / 03.08.2025 – 19:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ju shkakton dhunë psikike familjarëve. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.