Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit tri raste janë regjistruar në Fushë-Kosovë. Në të tria rastet dyshohet se viktimat janë gratë të cilat janë kanosur nga bashkëshortët e tyre. Dy raste kanë shkuar me procedurë të rregullt dhe në njërin rast një person është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste të dhunës në familje. Në njërin rast një burrë është arrestuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, e cila më pas ka pranuar trajtim mjekësor. E në rastin tjetër, bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe për të njëjtën vepër është dërguar në mbajtje.

Në Gjilan ndërkaq është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

E në Novobërdë është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familjen e tij si dhe ka thyer orenditë në shtëpi. Viktima femër kosovare është strehuar në një vend të sigurt. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.