Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të arrestuar për dhunë në familje në dy ditët e fundit

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në dy ditët e fundit në Kosovë.

Në Prishtinë është arrestuar një grua pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën e saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.

Në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti i tij është duke u hetuar.

Edhe në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa dyshohet se dhuna është sistematike, sipas viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar tek prindërit e saj.

Në Vushtrri e Zveçan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre. Të dy janë intervistuar nga Policia dhe rastet po hetohen.