Zyrtarët komunalë të Obiliqit, profesionistë shëndetësorë e gra të kësaj komune, kanë parakaluar të mërkurën, nëpër sheshin “Dëshmorët e Kombit” si shenjë e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Në një njoftim të Zyrës për informim të kësaj komune, thuhet se nga donatorët, deri tash janë siguruar 20 proteza për gratë e prekura nga kjo sëmundje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryetari Xhafer Gashi, në fjalën e tij, u zotua se përpjekjet e institucionit komunal do jenë të vazhdueshme në avancimin e shërbimeve shëndetësore e në theks të veçantë për sëmundjet kancezore dhe llojet e tij. Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe falë donatorëve nga Suedia deri tani kanë qenë përfituese mbi 20 gra me proteza për kancer të gjirit. Gjatë këtij muaji pritet pranimi edhe i një numri të konsiderushëm të këtyre protezave si dhe shumë shpejt pritet blerja e aparatit mamografik”, thuhet në njoftimin e komunës.