Zyrtarët komunalë të Obiliqit, profesionistë shëndetësorë e gra të kësaj komune, kanë parakaluar të mërkurën, nëpër sheshin “Dëshmorët e Kombit” si shenjë e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Në një njoftim të Zyrës për informim të kësaj komune, thuhet se nga donatorët, deri tash janë siguruar 20 proteza për gratë e prekura nga kjo sëmundje.
“Kryetari Xhafer Gashi, në fjalën e tij, u zotua se përpjekjet e institucionit komunal do jenë të vazhdueshme në avancimin e shërbimeve shëndetësore e në theks të veçantë për sëmundjet kancezore dhe llojet e tij. Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe falë donatorëve nga Suedia deri tani kanë qenë përfituese mbi 20 gra me proteza për kancer të gjirit. Gjatë këtij muaji pritet pranimi edhe i një numri të konsiderushëm të këtyre protezave si dhe shumë shpejt pritet blerja e aparatit mamografik”, thuhet në njoftimin e komunës.
-
Bëhet thirrje për ndërgjegjësim në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit
-
Osmani në marshin tradicional kundër kancerit të gjirit: Zbulim i hershëm shpëton jetë
-
Bëhet thirrje për kujdes ndaj kancerit të gjirit, numri i të prekurve në rritje
-
Premtohet mbështetje kundër kancerit të gjirit
-
Osmani në Onkologji kërkon më shumë buxhet për shëndetësinë