Futboll

Zyrtare, Daku vazhdon me Rubin Kazanin deri në vitin 2029

Mirlind Daku

Sulmuesi Mirlind Daku ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën ruse, Rubin Kazan.  Të dielën, Rubin Kazani, ka njoftuar se Daku do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2029.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Daku, është sulmuesi kryesor i Rubin Kazanit.

Daku përfundoi i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të sezonit të kaluar të Premier Ligës ruse të futbollit. Shënoi 15 gola.

27-vjeçari Daku pjesë e Rubin Kazanit është nga viti 2023. Ai u transferua nga Osijeku për një milionë euro.