Futboll

Trajneri i Rubinit tregon nëse Daku ka nisur stërvitjet

Sulmuesi Mirlind Daku

Mirlind Daku

Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, foli për gjendjen fizike të sulmuesit Mirlind Daku pas kthimit në Rusi nga pushimet. Ai ka thënë se Daku ende nuk ka nisur punën me ekipin.

“Ai nuk ka filluar ende stërvitjet me ekipin. E pamë gjendjen e tij dhe në thelb nuk është keq. Mirlindi të mërkurën dhe sot pati seanca me fizioterapistët. Do ta shohim”, ka thënë Rakhimov.

Daku u kthye ditë më parë te Rubin Kazani pas pushimeve. Daku pritet shumë shpejt ta nënshkruajë kontratën e re me klubin e Kazanit. Paga vjetore, siç shkruan gazeta ruse “Sport” të enjten, do të jetë 2.5 milionë euro. Me bonuse do t’i fitojë 3 milionë euro. Është raportuar se sulmuesi i Shqipërisë do ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2029.

Për Dakun kishte interesim nga klubi i madh rus, Zeniti. Por ai nuk u pajtua me ofertën e klubit nga Saint Petersburgu.

Pjesë e Rubin Kazanit janë edhe Dardan Shabanhaxhaj, Veldin Hoxha e Marvin Çuni.