(20 Minuten) – Për një kohë të gjatë rreth saj kishte heshtje. Por ajo tani ka shpërthyer me fjalët e saj.
Riola Xhemaili po përjeton ringjallen e saj si lojtarja absolutisht më e mira te PSV Eindhoveni, pas kohëve të vështira në Gjermani.
Në edicionin që ka përfunduar, ajo shënoi 14 gola dh asistoi gjashtë herë në 26 ndeshje.
Dhe pavarësisht humbjes në finale të Kupës së Holandës nga Twente dhe humbjes së titullit kampion për shkak të goldallimit, Xhemaili u dallua.
Në finalen e Kupës së Ligës kundër Twentes, Riola i tejkaloi pritjet. Së pari me golin e saj ia siguroi vazhdimet PSV-së, pastaj ruajti qetësinë gjatë gjuajtës së penalltive. Ajo fitoi Kupën e Ligës kundër Twentes me PSV-në në fundjavën e kaluar.
Kupa është shpërblimi i merituar për sezonin e Xhemailit, e cila mund të përshkruhet si një ringjallje e vogël. Dhe ringjallja nuk ka mbaruar ende për futbollisten e talentuar, pasi ajo është kthyer në skuadrën përfaqësuese të Zvicrës pas disa muajsh.
Trajnerja Pia Sundhage e vlerësoi hapur Xhemailin kur bëri publike listën.
Po vetë Xhemaili? Ajo është thjesht e lumtur.
“Shkova në Eindhoven për të luftuar për trofe. Dhe ia dola”.
Për 22-vjeçaren ishte një vit fantastik.
“Ishte një sezon i rëndësishëm për të fituar vetëbesim”, tha Xhemaili.
Ajo pranon më tej se nuk e kishte të lehtë kur herën e fundit nuk u ftua nga Zvicra.
“Kam dhënë më të mirën time çdo muaj. Pastaj thjesht prita e prita e prita”, thotë futbollistja e talentuar.
Megjithatë, raporti me trajneren e Zvicrës, Pia Sundhage, ishte gjithmonë e mirë.
“Ajo më tha se ku duhej të përmirësohesha dhe unë e bëra këtë. Tani jam këtu”, buzëqesh Riola.
Alisha Lehmann, shoqe e mirë e Riola Xhemailit, është po ashtu pjesë e skuadrës së Zvicrës për ndeshjet e Ligë së Kombeve kundër Francës dhe Norvegjisë. Futbollistja e Juventusit u ftua për shkak të lëndimit të Alena Bienzit.
Lehmann thur lavde për Xhemailin.
“Riola është një nga shoqet e mia më të mira. Ajo është një person shumë i mirë”.
Të dyja janë së bashku në Valais dhe po përgatiten për përballjet e Ligës së Kombeve. Të dyja duhet të japin më të mirën në dy ndeshjet për të siguruar ftesën për Kampionat Evropian.
Zvicra është nikoqire e Evropianit të futbollisteve që mbahet nga 2 deri më 27 korrik.
“Po bëj atë që bëj më së miri. Fokusi aktualisht është te skuadra kombëtare. Por nuk i bëj vetes presion”, thotë Riola.
A do të mjaftojë kjo për t’u përfshirë në ekipin e Zvicrës për Evropian?
Xhemaili e di çfarë mund të bëjë. Dhe Zvicra ka nevojë për një golashënuese. Zvicra është ende duke pritur për një fitore këtë vit. Ka shënuar po ashtu pak gola.
“Statistikat nuk gënjejnë”, thotë Xhemaili, e vetëdijshme për aftësitë e saj.
“Kam shënuar shumë gola dhe kam dhënë shumë asistime në Holandë”.
Golat e asistimet janë ato që i presin te Zvicra nga Riola. Sidomos selektorja Sundhage.