Mesfushorja që paraqitet te Përfaqësuesja e Zvicrës, Riola Xhemaili, e kujton me krenari 10 korrikun e vitit të kaluar.
Në minutën e dytë të kohës shtesë e kishte shënuar golin e barazimit 1:1 ndaj Finlandës. Ishte ndeshja e fundit e Grupit A të Kampionatit Evropian.
Ky gol, që vlerësohet historik në Zvicër, ia siguroi avancimin tutje Zvicrës.
Zvicra më herët nuk kishte kaluar asnjëherë në çerekfinale të Evropianit, por këtë e arriti falë Xhemailit.
Xhemaili kishte luajtur në fund edhe ndaj Spanjës në çerekfinale, në humbjen 2:0.
Por, goli ndaj Finlandës do të mbetet gjatë në kujtesën e 23-vjeçares, që luan te PSV Eindhoveni në Holandë.
“E kujtoj atë gol shumë, shumë shpesh. Ishte e përkryer”, ka deklaruar Xhemaili të shtunën në një intervistë dhënë për “20 Minuten”.
Edhe
Xhemaili flet për momentet e veçanta me Zvicrën
Ajo ka thënë se më parë ka marrë komente negative në rrjetet sociale nga Zvicra dhe Kosova. Por, tani është krejtësisht e kundërta. Ka thënë se përkrahet shumë.
Xhemaili debutoi te Zvicra më 22 shtator të vitit 2020 në fitoren 2:1 ndaj Belgjikës. I ka 40 paraqitje.
Me PSV Eindhovenin në këtë edicion i ka shënuar 12 gola dhe katër asistime në 18 ndeshje të ligës.