Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Selektorja e Zvicrës pret gola nga Riola Xhemaili

Riola Xhemaili

Riola Xhemaili është kthyer në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll për ndeshjet me Francën dhe Norvegjinë, që janë të fundit të Ligës së Kombeve. Kthimi i Riolës është i rëndësishëm pasi ajo ka rastin të dëshmohet dhe ta fitojë vendin për Evropianin që mbahet pikërisht në Zvicër në verë.

Xhemaili nuk ishte ftuar nga dhjetori, ndërsa ka shkëlqyer te PSV Eindhoveni në Holandë.
Selektorja e Zvicrës, Pia Sundhage, ka treguar se çka pret nga Xhemaili.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse shikojmë ndeshjet që i kemi luajtur, është e qartë që nuk kemi një golashënuese klasike. I kemi ndoshta dhjetë lojtare me nga dy gola. Kështu që është një mundësi për Riolën që të vijë dhe të bëjë dallimin. Ajo është e fortë në ajër dhe ka shënuar shumë gola. Kjo është mundësia e saj që të dëshmohet”, ka thënë Sundhage për “bluewin”.