Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zidane e befason Mbappen me pozitën në fushë

Kylian Mbappe

Zinedine Zidane do ta kthejë Kylian Mbappen në krahun e majtë të sulmit dhe nuk do ta përdorë atë si qendërsulmues.

Rol në qendër të sulmit, Mbappe kishte me përzgjedhësin e mëparshëm të Francës, Didier Deschampsin. Njëjtë luan edhe te Real Madridi.

Por tani, legjenda franceze e futbollit dhe përzgjedhësi aktual, Zinedine Zidane, e ka informuar

Mbappen se ai do të luajë në krahun e majtë. 

Kështu ka raportuar “RMC Sport” të mërkurën. 

Zidane ka deklaruar për këtë edhe publikisht. 

Edhe Mbappe i shpëton operacionit Futboll Mbappe i shpëton operacionit

“Mbappe do të jetë kapiteni. Ai mund të luajë në tri pozita të sulmit. Personalisht, më pëlqen më shumë në krahun e majtë”, ka theksuar Zidane, shkruan “AS” të mërkurën. 

Sa luajti te Franca në krahun e majtë në 32 ndeshje, Mbappe i pati 21 gola dhe 16 asistime.