Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbappe ia siguron fitoren Francës në debutimin e Zidanes

Kylian Mbappe

Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ishte vendimtar të premten mbrëma duke ia siguruar fitoren Përfaqësueses së Francës. Për Francën debutoi trajneri Zinedine Zidane.

Franca e mposhti Turqinë në udhëtim me rezultatin 1:0. 

Ishte ndeshja e parë e Grupit A1 të Ligës së Kombeve. 

Mbappe e realizoi golin e fitores për Francën në minutën e 54-t. 

Vetëm katër minuta më pas, Mbappe u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi. 

Edhe Zidane nuk kursen lavdet pas shkëlqimit të Francës Futboll Zidane nuk kursen lavdet pas shkëlqimit të Francës

Te Turqia në minutën e 87-të direkt me karton të kuq u ndëshkua Ugurcan Çakir. 

Në grup me Francën dhe Turqinë janë edhe Belgjika dhe Italia.