Support TIME. Preserve the truth.
football

Zidane surprises Mbappe with his position on the field

Kylian Mbappe

Zinedine Zidane do ta kthejë Kylian Mbappen në krahun e majtë të sulmit dhe nuk do ta përdorë atë si qendërsulmues.

Rol në qendër të sulmit, Mbappe kishte me përzgjedhësin e mëparshëm të Francës, Didier Deschampsin. Njëjtë luan edhe te Real Madridi.

Por tani, legjenda franceze e futbollit dhe përzgjedhësi aktual, Zinedine Zidane, e ka informuar

Mbappen se ai do të luajë në krahun e majtë. 

Kështu ka raportuar “RMC Sport” të mërkurën. 

Zidane ka deklaruar për këtë edhe publikisht. 

“Mbappe do të jetë kapiteni. Ai mund të luajë në tri pozita të sulmit. Personalisht, më pëlqen më shumë në krahun e majtë”, ka theksuar Zidane, shkruan “AS” të mërkurën. 

Sa luajti te Franca në krahun e majtë në 32 ndeshje, Mbappe i pati 21 gola dhe 16 asistime.