Zinedine Zidane është përzgjedhës i ri i Francës. Vendimi që pritej për kohë të gjatë u mor të martën paradite nga Komitetit Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Francës.
Legjenda Zidane do të jetë në krye të Francës për katër vjet, deri pas Botërorit 2030.
Zidane e zëvendëson Didier Deschampsin që kishte suksese kulmore me Francën. Zidane e fillon zyrtarisht punën më 1 gusht, ndërsa fillimisht do ta drejtojë Francën në kampanjën në Ligën e Kombeve. Më pas vjen Evropiani 2028, edicionin i radhës i Ligës së Kombeve dhe Botërori 2030.
“Shpesh kam thënë se nuk ka asgjë më të madhe se ekipi përfaqësues i Francës. Kështu që është kënaqësi dhe qartë burim i madh krenarie të bëhem përzgjedhës i Francës. Është po ashtu përgjegjësi. Dua të falënderoj presidentin Philippe Diallo, Komitetin Ekzekutiv dhe Federatën e Futbollit të Francës për besimin. Jam mirënjohës për 14 vjetët në shërbim nga Didier dhe stafi i tij. Po ashtu kam mendime të veçanta sot për të gjithë trajnerët e mi. Kam ambicie të mëdha me Francën”, ka thënë Zidane.
Franca llogaritej favorite për ta fituar Kupën e Botës në SHBA, Kanada e Meksikë. Por u ndal në gjysmëfinale nga Spanja. Franca është e mbushur me yje, ndërsa vlerësohet favorite e hershme për Euro 2028 dhe Botërorin 2030.
Edhe
Zbulohet data e prezantimit të Zidanet si selektor i Francës
“Emërimi i Zinedine Zidane është krenari për federatën tonë. Ai është prej trajnerëve më të dekoruar dhe më të respektuar të gjeneratës. Bashkohet me një ekip me potencial të rrallë, me ambicie të mëdha. Karriera e jashtëzakonshme e Zidane është ndërtuar në talent, punë të madhe, përulësi dhe përsosmëri. Janë vlera që i ka edhe ekipin nacional i Francës dhe të cilat duam t’i zhvillojmë tutje së bashku”, ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Philippe Diallo.
Zidane do të debutojë si përzgjedhës i Francës më 25 shtator në ndeshjen në udhëtim ndaj Turqisë. Menjëherë më 28 shtator, Franca luan po në udhëtim ndaj Belgjikës.
54-vjeçari Zidane ka karrierë impresive në futboll. Si senior nisi të luajë te Cannesi. Më pas ishte te Bordeax. Prej viti 1996 deri në vitin 2001 luajti për Juventusin e më pas ishte te Real Madridi deri në vitin 2006. Për Francën ka shënuar 31 gola në 108 ndeshje. Si trajner ka punuar vetëm te Real Madridi. Fillimisht nga viti 2016 deri në vitin 2018 e më pas nga viti 2019 deri në vitin 2021. Zidane ka pritur gjatë për t’u emëruar selektor i Francës.
Me Juventusin i ka fituar dy tituj të Italisë dhe shumë trofe të tjerë. Me Real Madridin si lojtar e fitoi La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe po ashtu trofe të tjerë. Me Francën e fitoi Botërorin 1998 dhe Evropianin 2000. Është fitues i Topit të Artë në vitin 1998.
Edhe
Zidane në krye të Francës deri në vitin 2030
Njëjtë të suksesshme e kishte karrierën si trajner. Fitoi dy tituj të La Ligas, tre trofe të Ligës së Kampionëve, dy trofe të Superkupës së Spanjës, dy herë Superkupën e Evropës dhe dy herë Botërorin e klubeve.